Shkarkohet prokurori i Elbasanit, Mustafa Turku me kontradikta financiare

Shqipëria

Shkarkohet prokurori i Elbasanit, Mustafa Turku me kontradikta financiare

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:14
Mustafa Turku

Dy prokurorë u përballën të enjten me vendimet e shkallës së parë të vetingut, vendime që për njërin prej tyre rezultoi fatal.

Mustafa Turku, prokuror i Elbasanit, u shkarkua për mospërmbushje të kritereve që parashikon ligji i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shkalla e parë e vetingut gjatë seancës dëgjimore të dy ditëve më parë i paraqiti prokurorit të Elbasanit disa pyetje rreth përfaqësimit që ai i kishte bërë akuzës së shtetit në çështjen që sollën lirimin e një personi me precedentë të fortë penalë disa vite më parë.

Sipas të dhënave për biografinë profesionale të Zotit Turku rezulton se ky i fundit ka mbajtur qëndrime kontradiktore para gjykatave.

Po kështu nga paraqitja e gjetjeve në seancën dëgjimore komisionerët e vetingut kishin konstatuar bilance negative prej disa qindra mijë lekësh gjatë vitit 2003 dhe vitit 2016.

Mustafa Turku e kishte nisur karrierën në sistemin e drejtësisë para viteve ’90 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si prokuror i Elbasanit.

Në një seancë tjetër para treshes së Komisionit doli edhe prokurorja e Durrësit, Anila Bebeci, e cila e kaloi me sukses filtrin e parë të kontrollit të pasurisë, figurës dhe profesionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat