Vëllai i vajzës së përdhunuar në Vlorë: I është bërë ekspertiza pas 5 ditësh

Shqipëria

Vëllai i vajzës së përdhunuar në Vlorë: I është bërë ekspertiza pas 5 ditësh

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:30
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi me vëllain e vajzës që u përdhunua nga 4 djem në Vlorë.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ka mundur të sigurojë një intervistë ekskluzive me vëllain e vajzës që u përdhunua nga 4 djem në Vlorë.

Ai tregoi se motrës së tij i është bërë ekspertiza mjekoligjore me vonesë e për këtë ja lë një pjesë të fajit spitalit të Vlorës që nuk ka një mjek për këtë punë dhe një pjesë të dyshimeve i çon te korrupsioni që mund të kenë kryer kriminelët në mënyrë që të fshihnin gjurmët e krimit të tyre.

Sipas informacioneve vajza është droguar dhe më pas është çuar në hotel, aty ku dhe është abuzuar nga 4 djemtë. Lloji i drogës që është përdorur nëse kalon kohë, mund të zhdukë gjurmët nga trupi, gjë që nuk i leverdis drejtësisë, por djemve që abuzuan po.

“Ekspertiza mjekoligjore i është bërë pas 5 ditësh, ndërkohë që duhet t’i bëhej brenda 72 orëve,” – u shpreh vëllai i vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat