Nuk përmbahet Berisha, shpërthen në akuza të rënda ndaj prokurores së SPAK: Është një bandite e shtetit

Shqipëria

Nuk përmbahet Berisha, shpërthen në akuza të rënda ndaj prokurores së SPAK: Është një bandite e shtetit

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:53
Ish-Kryeministri Sali BerishaIsh-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj prokurores së SPAK Enkeleda Millonai, e cila po heton çështjen ndaj tij dhe kërkoi detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.

I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Sali Berisha e akuzoi Millonain si bandite shteti. Këto komente Berisha i bëri duke iu referuar një gjyqi civil midis dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Në qoftë se do faktohej se ka ndodhur favorizim i paligjshëm, atëherë Sali Berisha shkonte për ndjekje penale. Në qoftë se do faktohej njëra prej tyre si jo e ligjshme, Sali Berisha shkonte në gjykatë si i pandehur. Akuza penale bazohet në prova. Por meqënëse nuk faktuan dot asnjë mashtrim, asnjë trillim. Ka 3 vjet që hetojnë, pas 3 vitesh hetim kanë gjetur zero prova, zero prova dhe tani në një proces politik të shekullit, për të krijuar opinion kanë vënë në akuzë reformat, ligjet e parlamentit të cilat janë të faktuara me 1000 fakte, se ato ligje i kanë shërbyer qindra mijëra shqiptarëve. Ajo është një bandite shteti.

Në qoftë se më thua mua për një njeri…pse e them këtë. Sepse ky njeri në mënyrën më të pakonceptueshme merr dosjen e gjykimit në gjykatë letrën e një padie civile midis Jamarbër Malltezit dhe Taulant Ballës dhe për të mos lejuar Jamarbër Malltezin të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, e mban 3 vjet dosjen që s’mund ta bënte. Po ta kishte burrë Taulant Ballën, s’mund ta bënte, po ta kishte të dashurin e vetë Taullant Ballën s’mund ta bënte. Këtë nuk mund ta bëjë asnjë gjykatës, asnjë prokuror asnjë njeri. Marrëdhëniet e saj me Tualant Ballën i njeh e gjithë Shqipëria dhe unë i kam thënë motra biologjike. Kjo mund të bëhet vetëm në diktaturat më të errëta. Nuk ka President, Kryeministër, prokuror që mund t’ja rrëmbejë dosjen dhe të mos ja lejojë qytetarit”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat