Ylli Manjani: Lulzim Basha do shkonte në burg, shiti lojën për të shpëtuar

Shqipëria

Ylli Manjani: Lulzim Basha do shkonte në burg, shiti lojën për të shpëtuar

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:58
Juristi Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Lulzim Basha do të shkonte në burg, por pati një lëvizje që e shpëtoi.

Ai bëri një balancë të arrestimeve që kanë ndodhur në kuadër të reformës në drejtësi.

“Lulzim Basha me atë ndjekjen penale u vu në presion, shiti lojën nga frika se do të hynte në burg.

Për të njëjtën gjë që i thonë sot LSI-së, që i paska ardhur letër-porosia siç tha gazetari juaj, Lul Bashës nuk i erdhi ajo letër-porosia dhe prandaj shpëtoi.

Shiti lojën, se çfarë është tjetër shitja e lojës, ama presioni ishte ndjekja penale dhe ndjekje penale jo shaka,” – u shpreh Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat