Berisha vjen me deklaratë të fortë: Njoh prokurorë që kanë liruar vrasësit për 200 mijë euro

Shqipëria

Berisha vjen me deklaratë të fortë: Njoh prokurorë që kanë liruar vrasësit për 200 mijë euro

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 01:00
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në emisionin Opinion se njeh prokurorë që kanë liruar vrasësit për 200 mijë euro.

Po ashtu denoncoi se ka prokurorë që nxjerrin dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur.

Më tej Berisha u shpreh se SPAK do të degradojë në organin më të rrezikshëm që ka patur Shqipëria.

“Ju folët për SPAK mes gjykatësve dhe prokurorëve ka njerëz të çmuar por ka kriminelë nga më të urryerit.

Aty brenda njoh prokurorë që kanë liruar vrasësit për 200 mijë euro. Ka kriminelë që nxjerrin dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur.

Këto janë reale. Në këtë mënyrë do të degradojë në organin më të rrezikshëm që ka patur Shqipëria ndonjëherë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat