Arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahaman Rraja, u kap nga policia me kokainë

Shqipëria

Arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahaman Rraja, u kap nga policia me kokainë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:30
Rrahaman Rraja

Aurel Rraja, nipi i ish-deputetit të partisë socialiste Rrahman Rraja ka rënë në prangat e policisë. 22 vjeçari është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga forcat e policisë. Pas kontrollit atij i është sekuestruar një sasi prej 50 gramësh kokainë si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Gjatë marrjes në pyetje Rraja nuk ka pranuar të jap detaje duke deklaruar se kishte probleme shëndetësore.

Aurel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllai i deputetit të PS që u përfshi disa muaj më parë në dhunën ndaj Fisit Maja për çështjen e gurores në Fushë-Krujë.

Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja, pas ankesës që këta të fundit bënë në polici  për shpërthimet e Gurores. Për këtë ngjarje u shkarkuan drejtuesit e policisë në Fushë Krujë dhe dha dorëheqjen nga mandati i deputetit Rrahmen Rraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat