Dosja përvëluese e francezeve dhe belgëve trondit politikën shqiptare, eksperti Ervin Karamuço “kthen sytë” nga ndërkombëtarët

Shqipëria

Dosja përvëluese e francezeve dhe belgëve trondit politikën shqiptare, eksperti Ervin Karamuço “kthen sytë” nga ndërkombëtarët

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 22:39
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi në një intervistë se për të gjitha informacionet që janë zbardhur nëpërmjet aplikacionit Sky duhet një SPAK i dytë, vetëm prej volumit të punës.

Sipas tij ka prokurorë që kanë kryer një trajnim specifik për këtë aplikacion, formën si funksionon dhe si hetohet.

“Mendimi im absolut është që për Sky ne duhet të ngremë një SPAK tjetër. Ka një volum të jashtëzakonshëm që po vjen dhe vetë është shprehur nga disa prokurorë të SPAK-ut që kjo çështje me kaq shumë volum që po vjen, me bashkëpunim ndërkombëtar, e kemi të pamundur fizikisht që ta trajtojmë këtë në kohë sa më të shkurtër dhe për t’i dhënë hetimeve drejtim. S’është një dosje, ato janë informacione pafund që i shkojnë SPAK-ut me skeda konkrete.

Përpara 10 ditësh disa miqtë e mi prokurorë kanë marrë pjesë në një trajnim i cili u zhvillua në qendrën e luftës kibernetike në Mal të Zi ku erdhën prokurorët francezë që hetonin Sky në vendin e tyre, ata që filluan këtë proces me amerikanët dhe ju bënë 1 javë trajnim, e hënë-e premte, për çfarë është Sky, si kanë hetuar e të gjitha me radhë,” – shpjegoi Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat