Deputeti i PD: “Loja” e dyfishtë e Ramës, kërkon të na kthejë në “shtojcë” të Lindjes!

Shqipëria

Deputeti i PD: “Loja” e dyfishtë e Ramës, kërkon të na kthejë në “shtojcë” të Lindjes!

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 09:38
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu reagoi në lidhje me abstenim e Shqipërisë ndaj një rezolute të vendeve arabe në asamblenë e OKB-së. Shehu deklaroi se kryeministri Rama kërkon që të kthejë Shqipërinë në shtojë të Lindjes.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Shehu theksoi se Shqipëria, në politikat globale duhet të ndjekë ShBA-në.

REAGIMI I SHEHUT

OKB, Absenimi, si “qeni” me dy zoterinj!

Rama kerkon te na ktheje ne “shtojce” te Lindjes!

Shqiperia, ne politikat globale duhet te ndjeke ShBA!

Mbreme ne Asamble, ndersa ShBA votoi kunder, Shqiperia absenoi ndaj nje rezolute te disa vendeve arabe.

Ne ate rezolute jo vetem nuk cilesohej “terroriste” Hamasi apo sulmet e saj, por as permendej fare….sikur cfare po ndodh nuk ka nje autor e nje shkak!

Disa dite me pare Shqiperia votoi ne KS pro nje rezolute te Brazilit, ndersa ShBA ishte kunder.

Te dyja keto votime flasin per pozicione jo sinkron, perkrah e ne ndjekje te ShBA.

Ne fakt flasin per “loje te dyfishte” te Rames, qe demtojne interesat tona.

Sepse ne duhet te jemi krejt te qarte ne ndjekjen e ShBA ne politikat globale. Veçanërisht, aktualisht per Lindjen e Mesme, ku ne as mund te kemi rol e as kemi interesa specifike. Kete kerkojne interesat madhore e historike te Shqiperise e shqiptareve.

Vende te tjera te rendesishme, me peshe e interesa te vecanta ne ato rajone, mund te kene edhe qendrime individuale….ndersa ne jo!

Fatkeqesisht te tilla pozicione demtuese te Qeverise shqiptare jane konstatuar edhe me pare, edhe per ceshtje te tjera, te mprehta per ne. Sic eshte qendrimi i Rames per mos denimin e Serbise, apo dhe me keq, berjen e “avokatit” per ate, edhe ndaj mos vendosjes se sanksioneve per Rusine.

Shqiperia nuk mund te qendroje e te jete “midis” Perendimit e Lindjes per hir te interesave te rregjimit e autokracise se Rames. Ajo eshte vetem Perendim e Europe….dhe e tille do te mbetet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat