GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt, pasuria do i sekuestrohet

Shqipëria

GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt, pasuria do i sekuestrohet

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 10:36
Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.

NJOFTIMI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat