Një 30-vjeçar është arrestuar në Flagrancë pasi në ambientet e lokalit të tij u gjetën faqe për vënie bastesh sportive.
Atij ju sekuestrua celulari në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën faqe për vënien e basteve sportive.
Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.