Emri/ Në kërkim nga drejtësia italiane për një sërë akuzash penale, pranga 22-vjeçarit në Laç

Shqipëria

Emri/ Në kërkim nga drejtësia italiane për një sërë akuzash penale, pranga 22-vjeçarit në Laç

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 13:13
Policia

Një 22-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për një sërë akuzash penale është arrestuar sot në Laç.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Daniel Gjoni, i cili akuzohet për “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Continues”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Interpol Tiranën.

Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar, Daniel Gjoni i kërkuar nga drejtësia italiane, i cili fshihej në Laç.

22-vjeçari akuzohet për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në mënyrë të përsëritur.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga njësia speciale për kapjen e shtetasve në kërkim “FAST Albania”, njësi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar D. Gj., 22 vjeç, banues në Laç.

Pas verifikimeve të kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë arrestimi i 22-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Më datë 29.09.2023, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara.

Ky shtetas në muajin gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve duke përdorur dhunë ndaj tyre.

Gjithashtu, kanë rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat