Konferencë për sportin nga Thumana/ Rama: Kemi humbur shumë kohë, do të vazhdojmë investimet për të rinjtë

Shqipëria

Konferencë për sportin nga Thumana/ Rama: Kemi humbur shumë kohë, do të vazhdojmë investimet për të rinjtë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 16:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Thumanën e rindërtuar nga tërmeti, u organizua këtë të shtunë një konferencë për sportin, me pjesëmarrjeve e federatave dhe sportistëve.

Kryeministri Edi Rama që ishte i pranishëm në event, e nisi fjalën e tij me procesin e Rindërtimit, ku dhjetëra familje të mbetura pa shtëpi nga tërmeti shkatërrimtar, kanë hyrë në banesat dhe apartamentet e reja.

Kur erdhëm këtu në Thumanë, njerëzit ishin të lemerisur nga ajo që i kishin parë sytë. Kishin ngritur një kamp me shpejtësi te fusha e futbollit. Mosbesimi ishte total. Një ndër gjërat që u thashë atyre më të cilët diskutuam atë natë ishte një merak që kishin për fushën. U thashë do të bëjmë më shumë fusha. Gjërat u bënë, sepse u bashkuan shumë forca.

Sipas programit, u dha shtëpi për çdo kurorë. Në fund, rezultati ishte vërtet i kënaqshëm për njerëzit, por nuk është për ne, sepse tani problemi është si ta mbajmë gjallë dhe si ta kthejmë në traditë këtë që bëmë. Si ta kthejmë në një kompleks që jetohet në mënyrë të vazhdueshme e të jetë i organizuar”.

Ndërsa diskutimin për sportin, Rama e nisi me një autokritikë. “Kemi humbur shumë kohë me sportin”, tha ai, ndërsa foli për më shumë mbështetje për lëvizjen sportive në shkolla.

Kemi humbur kohë në raport me edukimin fizik dhe me sportin. Ne e dimë që lëvizja sportive në shkolla, nuk është për ata që do të bëhen sportistë, por është edhe baza për të nxjerrë talente. Guri i parë i themelit është vënë. Vitin e ardhshëm i kemi dhënë Komitetit Olimpik një mbështetje financiare për lëvizjen në shkolla. Nuk mjafton të fokusohemi me lojërat me dorë, por duhet të bëjmë zgjerimin e disiplinave dhe të përfshijmë edhe federatat e tjera. Mund të bëjmë që të ketë një ekip në një pikë për 4-5 shkolla dhe të rrisim mundësitë për fëmijët, që sipas prirjes së tyre të angazhohen në sa më shumë disiplina”.

Kryeministri premtoi vazhdimin e projekteve për zgjerimin e infrastrukturës. “Duhen më shumë palestra. Nuk ka më shkolla të reja pa pasur të gjitha mjediset sportive të përfshira”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat