Avokati Genc Gjokutaj zbulon si i përjetoi Berisha akuzat e SPAK

Shqipëria

Avokati Genc Gjokutaj zbulon si i përjetoi Berisha akuzat e SPAK

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 18:56
Avokati Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj ka folur lidhur me çëhstjen “Partizani” dhe për mënyrën se si e përjetoi ish-kryeministri Sali Berisha momentin kur mori vesh për akuzat që rëndojnë ndaj tij për këtë çështje.

Gjokutaj tha se Berisha nuk ishte i shqetësuar për asnjë moment por vetë ai (Gjokutaj) ndjeu keqardhje për gjithë gjënë.

Për Gjokutajn kjo është një çështje që do të fitohet nga Berisha dhe Malltezi.

“Vetë zoti Berisha më kontakoi. Unë e njoh nga viti 1992. Ne jemi një ekip pasi janë dhe 2 avokatë të tjerë që meren me zotin Malltezi. Që në fillim unë e kuptova që ky ishe një proces me drita ndezur.  Unë dija diçka për çështjen. Unë ndjeva keqardhje. Berisha nuk mu duk i shqetësuar në asnjë moment. Gjëja e parë që unë konstatova ishte shkelja kushtetuese. Të shmangësh një deputet nga procedura parlamentare që është një procedurë ligjore është një shpërdorim detyre.

Në atë kallzim Balla pretendon se ‘kompleksi Partizani është një pronë e blerë në Luftën e Dytë Botërore dhe qytetsarët janë shpërblyer”, në fakt një informacion i tillë nuk është i vërtetë për tokën në fjalë.”, tha Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat