Dëme nga defekti elektrik! Banorët e Bradasheshit tregojnë pasojat e incidentit

Shqipëria

Dëme nga defekti elektrik! Banorët e Bradasheshit tregojnë pasojat e incidentit

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 20:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Këputja e telave të tensionit të lartë rreth 4 muaj më parë në zonën e Bradasheshit në Elbasan shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa dhjetëra familje.

Jo vetëm të gjitha pajisjet elektrike të banesave, por edhe instalimet elektrike u shkatërruan. Pas rreth 4 muajsh banorët ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, ndërkohë janë detyruar të të marrin para borxh për të zëvendësuar dëmin e shkaktuar.

Më janë djegur të gjitha televizor, lavatriçe, frigorifer, dushi, pompa e ujit e pusit që kushton 600 mijë lekë. Por kam bërë nga fillimi të gjithë instalimet elektrike të shtëpisë. U hapen muret dhe bëmë instalimet sepse u dogjën. Kemi shkuar tek elektriku jemi ankuar por deri tani asgjë, asnjë dëmshpërblim”, është shprehur një banore.

Pasi ndodhi ngjarja erdhi një komision verifikimi. Më pas e kam ndjekur vetë në OSHEE, OST, por ato bëjnë ‘ping pong’ ja lënë fajin njëri tjetrit. Asnjë nga banorët nuk është dëmshpërblyer. Këtu ka familje që dëmi u kalon mbi 12 mijë euro”, tha një banor.

Mua më është djeg komplet impianti elektrik i shtëpisë. Pajisjet janë djeg të gjitha, dushi, stufa me korrent, televizori, lavatriçja. I kam blerë pajisjet se duheshin, por kam marrë paratë borxh dhe duhet ti paguaj paratë që kam marrë. Dy muaj qëndrova pa drita sepse nuk kisha para të bëja instalimet nga fillimi. Pastaj i mora borxh”, është shprehur një tjetër banor.

Dëmet në çdo familje janë të ndryshme në varësi të largësisë që ka pasur linja e këputur nga banesa. Në disa familje dëmi llogaritet rreth 3-4 mijë euro, por ka familje ku dëmi i shkaktuar shkon në rreth 13 mijë euro. Sipas banprëve institucionet kalojnë përgjegjësinë tek njëri tjetri dhe ende nuk kanë asnjë shpresë për dëmshpërblim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat