“SPAK t’i drejtohej Kuvendit”/ Murrizi: Masë poshtëruese, Berisha s’iku as në 97-n

Shqipëria

“SPAK t’i drejtohej Kuvendit”/ Murrizi: Masë poshtëruese, Berisha s’iku as në 97-n

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 12:10
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK duhet t’i drejtohej Kuvendit sa i takon çështjes Berisha.

Sipas tij masa e marrë ndaj ish-kryeministrit është poshtëruese pasi ai nuk është larguar as në vitin 1997 kur kërcënohej nga plumbat e jo më tani.

“Pa pashaportë ikën sa herë t’i mbushet mendja, në çdo orë të ditës kur t’i teket dhe me çfarë të ketë qejf. Unë e çoj me skaf, nga Divjaka në Barcelonë, ku të ketë qejf. Po kush do e mbrojë Frontexi apo kufiri i Taulantit? Kush do ta mbrojë? Sali Berisha ikën kur t’i teket, por s’është nga ato që ikën.

Tre çereku i PD-së iku me brekë e kanatiere në 97’-tën, në mes të natës, në Durrës desh u rrahën se s’kishte vend në traget, ai nuk iku. Ka qenë aty dhe nuk ka ikur dhe për hir të së vërtetës nuk është politikan që e kanë sjellë prej veshi nga emigracioni, si Rama, si Luli, si kë keni qejf ju tjetër,” – u shpreh Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat