Edhe pse të përjashtuar, 23 deputetë të opozitës do të marrin pjesë në seancën parlamentare! Zbardhet ‘skenari’ i demokratëve

Shqipëria

Edhe pse të përjashtuar, 23 deputetë të opozitës do të marrin pjesë në seancën parlamentare! Zbardhet ‘skenari’ i demokratëve

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Grupi i 23 deputetëve të opozitës, të cilët janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare ditën e nesërme (30 tetor) do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit që do të mblidhet në orën 17:00.

Në një mesazh dërguar kolegëve të grupit parlamentar, Gazment Bardhi u kërkon të mblidhen së bashku për të shkuar në Kuvend.

“Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë.”

Mes të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj. Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e së Hënës pavarësisht se ai dhe 22 deputetë të tjerë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat