Ankandet e KESH/ 36 mln euro për të pasur energji, kufizohet prodhimi vendas

Shqipëria

Ankandet e KESH/ 36 mln euro për të pasur energji, kufizohet prodhimi vendas

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Energjia elektrike po sigurohet në treg të huaj. Prej muajit shtator, Korporata Elektroenergjitike ka paguar 36 mln euro, përmes një sërë ankandesh javore, ndërsa në procedurën e fundit ka siguruar energji për të gjithë muajin nëntor.

Për të gjithë muajin nëntor, janë blerë 72 mijë megavat me cmim 124 euro, duke e cuar vlerën e përgjithshme në 8.9 mln euro.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve gjatë stinës së verës ka detyruar kompaninë energjitike të ulë prodhimin vendas dhe të sigurojë energji nga fqinjët, me një cmim mesatar rreth 100 euro megavati, cmim ky që përputhet me ofertën e tregut në bursën vendase dhe atë hungareze.

Për KESH-in bilancet e këtij viti janë të mira, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar kur HEC-et nuk kishin mjaftueshëm ujë dhe cmimet u rritën ndjeshëm në bursa.

Kjo i ka dhënë mundësi sistemit shqiptar të kërkojë më pak sasi energjie në treg të huaj, ndërkohë që edhe menaxhimi i kaskadës, për asnjë moment nuk është vënë në rrezik nga mungesa e reshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat