Rama anulon Kongresin e PS, shtyhet për herë të dytë

Shqipëria

Rama anulon Kongresin e PS, shtyhet për herë të dytë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 17:09
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë sërish Kongresin e PS. Ai fillimisht u planifikua për në tetor, më pas u vendos data 4 nëntor. Por sipas burimeve, sot në mbledhje grupi, kryeministri ka kërkuar që mbledhja të shtyhet për në javën e parë të dhjetorit.

Ai ju ka kërkuar deputetëve që të gjithë fokusin e këtij muaji të vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti.

Ndërkohë, lidhur me situatën bllokuese që opozita paralajmëron se do të vijojë dhe në seancat e kësaj jave, Rama, mësohet t’ju ketë thënë deputetëve se do të marrin qëndrime të unifikuara në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.

Kryeministri ju ka kërkuar të zgjedhurve socialistë se duhet të vazhdojnë punën duke u bazuar në ligj dhe rregullore edhe pse opozita sipas tij, vijon në pseudodetyrën e saj, siç është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat