“Dhuna në Kuvend e përgatitur nga Berisha”, Çupi: Besojnë se duke shkaktuar trazira mund ta shpëtojnë

Shqipëria

“Dhuna në Kuvend e përgatitur nga Berisha”, Çupi: Besojnë se duke shkaktuar trazira mund ta shpëtojnë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 18:12
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi e ka konsideruar përplasjen fizike nga deputeti demokrat, Bledion Nallbati drejtuar deputetit socialist, Vullnet Sinaj, si një dhunë të përgatitur nga Sali Berisha.

Ai ka thënë për “News Line” se këto skena ishin të planifikuara të ndodhnin që para 10 ditësh.

Sipas Çupit, duke shkaktuar trazira është e pamundur të shpëtohet Berisha nga krimi.

“Kjo kuptohet nga të gjithë njerëzit që shikojnë se këtyre nuk u mbajnë më nervat. Janë shumë afër asaj që i pret, janë të lidhur shumë me krimin. Kanë një komandant i cili është i burgosur, por është në prag të dhënies së llogarive për gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri. Këta që shkaktojnë tension dhe dhunë janë të parët që kanë përfituar prej tij dhe e dinë që kanë të njëjtën rrugë. Patjetër që i detyrohen Berishës, janë ushtarë shumë jo të bindur për shkak të krimeve që janë kryer. Të gjithë këta kanë kryer krime korrupsioni dhe krime kundër njeriut. Sigurisht që janë kriminelë më të vegjël se sa Berisha, por janë në të njëjtën test. Sigurisht që nuk është një situatë për të cilën duhet të alarmohet shoqëria shqiptare për shkak se tashmë ata janë të përjashtuar. Por këto skena ne do t’i shohim edhe më vonë, për shkak se kjo gjë ishte përgatitur që para 10 ditësh si një alibi që priste burgosjen e Sali Berishës dhe këta i besojnë përrallën se duke shkaktuar trazira dhe luftë mund të shpëtojnë Berishën nga krimi. Është e pamundur”.

Çupi ka theksuar se Berisha e ka humbur të gjithë mbështetjen popullore prej shumë kohësh dhe pa u izoluar ai nuk ka qetësi vendi.

“Pa mbyllur dhe pa izolozuar Sali Berishën ky vend nuk ka qetësi. Domethënë pa u kyçur nëpër burgje Sali Berisha me të tijët, ky vend nuk ka qetësi. Do të ketë gjithmonë institucione të pushtuara, do të ketë gjithmonë kamikazë, terrorizëm dhe akte të tilla kriminale.

Berisha ka humbur të gjithë mbështetjen popullore prej shumë kohësh. Ai nuk u zgjodh dot deputetë me vota në Tiranë. Nuk ka pikën e mbështetjes nga qytetaria shqiptare. Madje, shumë njerëz prej shumë kohësh, po shpreheshin se pse nuk e arrestoni, pse nuk e burgosni, pse nuk e hiqni qafe prej kësaj gjëje që ka ndodhur në këtë vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat