Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Shqipëria

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:59
Pamje nga takimi

Gjatë vizitës zyrtare treditore në Sofje të delegacionit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kryetari i kësaj akademie, akad. Skënder Gjinushi, u prit në një takim me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov-in.

Përfitimet e thellimit të bashkëpunimit mes Bullgarisë dhe Shqipërisë në fushën e shkencës ishin në fokus të takimit të Kryeministrit akademik Nikolai Denkov me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Shkënder Gjinushin.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë (BAS), akademik Julian Revalski. Me rastin e këtij takimi, kryeministri akad. Denkov përshëndeti marrëveshjen për bashkëpunim shkencor ndërmjet dy akademive të nënshkruar sot, më 30 tetor 2023, në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë.

Dokumenti parashikon pjesëmarrjen e studiuesve në projekte kërkimore të përbashkëta, seminare, simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, mbledhje, konferenca ndërkombëtare e aktivitete të tjera shkencore dy-e-shumëpalëshe të përbashkëta, shkëmbim kërkuesish,  shkëmbimin e informacionit lidhur me veprimtaritë e kërkimit në zbatim e sipër, zbatimin e metodave të reja të kërkimit, mbajtjen e leksioneve, krijimin e kontakteve të reja shkencore për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, pjesëmarrjen në aktivitete shkencore, etj.

Sipas Kryeministrit akad. Nikolay Denkov, Ballkani ka potencialin të bëhet një rajon lider në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Për këtë, institucionet duhet të kenë një rol proaktiv dhe vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë, duke zbatuar praktikat më të mira botërore. Është e rëndësishme të zhvillohen kërkime shkencore të balancuara themelore dhe të aplikuara në lidhje me inovacionin dhe biznesin.

Pjesëmarrësit në takim ishin në një mendje se më shumë të rinj duhet të përfshihen në institucionet shkencore, duke përfshirë edhe ata të vendeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat