Falsifikuan pasaportat, dy kinezë të arrestuar në Rinas/ Dy turq nën hetim pasi tentuan të kalonin kufirin në Muriqan

Shqipëria

Falsifikuan pasaportat, dy kinezë të arrestuar në Rinas/ Dy turq nën hetim pasi tentuan të kalonin kufirin në Muriqan

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 10:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë arrestuar dy shtetas kinezë në aeroportin e Rinasit dhe dy shtetas turq nën hetim në pikën kufitare të Muriqani, pasi tentuan të kalonin kufirin me pasaporta të falsifikuara.

Dy shtetasit kinezëJ. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç në Rinas, paraqitën në dalje pasaporta false të Koresë së Jugut.

Po ashtu edhe shtetasit turq H. D., 23 vjeç dhe H. D., 27 vjeç, në pikën kufitare të Muriqanit, paraqitën pasaporta të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve kinezë iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. Katër pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat