Detaje nga aksidenti tragjik në Maliq, si u përplas për vdekje 14-vjeçarja sapo zbriti nga furgoni

Shqipëria

Detaje nga aksidenti tragjik në Maliq, si u përplas për vdekje 14-vjeçarja sapo zbriti nga furgoni

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik në Maliq, ku një mjet ka përplasur për vdekje një 14-vjeçare pranë rrethrrotullimit të fshatit Zëmblak.

Mësohet se vajza është përplasur sapo ka zbritur nga një fugon në zonë, gjë e cila konfirmohet nga grupi hetimor edhe nga dëshmitarët.

Zona në fjalë njihet si një ndër njollat e zeza të aksidenteve rrugore për shkak se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe shpesh përgjatë saj ka zona të banuara.

Momentalisht për rastin policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po bën pyetjen e dëshmitarëve mbi këtë ngjarje gjithashtu dhe veprimet e tjera hetimore.

Nga të dhënat në vendngjarje shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjetit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat