Ilir Demalia zbulon qëllimin e fshehtë të Argita Malltezit: Është pak ajo se çfarë po bën SPAK-u

Shqipëria

Ilir Demalia zbulon qëllimin e fshehtë të Argita Malltezit: Është pak ajo se çfarë po bën SPAK-u

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 08:22
Ilir Demalia

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Ilir Demalia komentoi daljen në intervistë të Argita Berishës, vajza e Sali Berishës dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit. Ai thotë se zonja Malltezi në atë intervistë u tregua një Berishë. Sipas tij Argita doli në intervistë për të mbrojtur vetën, të atin dhe bashkëshortin.

“Dalja dhe mosdalja e zonjës Malltezi është për një arsye. Mosdalja e saj ishte, që t’i bëjë punët nën rogos. Ajo është vënë para murit. Dhe ajo e di më mirë se unë, se edhe vete SPAK-ut se çfarë ka bërë. Nëse kapim 10% të atyre që ka bërë, Berisha do ishte në burg. Edhe Argita dhe Shkëlzeni duhet të jenë nën hetim. Kemi Argitën të përfshirë si seksere për t’i rregulluar punë babait të saj. Shkëlzeni i përfshirë te Gërdeci. U bë edhe film kjo punë.

Berisha me 21 janarin. Ajo doli se kishte faj në ndërgjegje. Dhe donte të mbrohej. Çdo njeri në ato kushte ashtu do bënte. Argita, vetë juriste, pedagoge e shkencave juridike në Shqipëri, sido që të ishte, ajo u tregua një Berishë femër dhe i ngjan shumë. Fjalori i saj ishte i një niveli më të ulët, në drejtim të sistemit të drejtësisë dhe SPAK-ut.

Sikur të jetë fare e qetë se kjo vetë nuk ka faj, burri, babai i saj nuk ka faj, një njeri me klas nuk drejton atë fjalor, për sistemin e drejtësisë. Nuk mund ta paragjykojë. Ajo duhet ta bënte mbrojtjen e saj në mënyrë fine dhe të lejonte procesin të zhvillohej. Vetëm gjyq politik nuk është ky. Nuk ka si ta kontrollojë Rama, SPAK-un. Është pak ajo çfarë po bën SPAK-u”, u shpreh Demalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat