Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka thyer barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar më pas në kanal.

Sipas informacioneve raportohet se është duke u kërkuar ndihma e zjarrfikëses, pasi nuk po nxjerrin dot nga makina shoferin.

Nuk dihet ende se sa persona ka në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat