Kaosi dhe tymueset, Policia e Tiranës zbarkon në Parlament

Shqipëria

Kaosi dhe tymueset, Policia e Tiranës zbarkon në Parlament

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:29
Kuvendi i Shqipërisë

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, së bashku me disa efektivë kanë mbërritur në Kuvend.

Ata do të kqyrin vendin e ngjarjes pasi deputeti i PD-së hodhi flakadanë seancës së sotme parlamentare (2 nëntor).

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se opozita ka tre kushte pa plotësimin e të cilave nuk do të lejojë që të zhvillohet asnjë seancë normale. 

“Ne kemi tre kushte. Në kërkojmë ngritjen e komisioneve hetimore për të parë konfliktin e interesit dhe se ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve.

Në kërkojmë që në komisionin e reformës zgjedhore, opozita të ketë përfaqësuesin e saj. Deri sa të arrihet plotësimi i kërkesave tona, ne do ta përshkallëzojmë aksionin tonë opozitar” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat