Teliti: Kjo situatë do të vazhdojë derisa të plotësohet kërkesat e opozitës, na kanë hequr fjalën

Shqipëria

Teliti: Kjo situatë do të vazhdojë derisa të plotësohet kërkesat e opozitës, na kanë hequr fjalën

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 21:15
Dorian Teliti

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti u shpreh se kjo situatë politike do të vazhdojë derisa mazhoranca të kthehet në ligjshmëri.

Ai tha se mazhoranca nuk do të zbatojë kushtetutën dhe ligjin dhe prandaj opozita është e detyruar që të bllokojë funksionin normal të kuvendit.

Ai theksoi se ditën e parë që do të trajtohen këto çështje të opozitës, jeta parlamentare do të vazhdojë normalisht dhe do të bëjmë politikë

Teliti: Kjo situatë do të vazhdojë derisa mazhoranca të kthehet në ligjshmëri. Mazhoranca dhe opozita kanë të drejtat e tyre. Opozita ka të drejtë për të bërë oponencë dhe të ngrejë zërin për shqetësimet e njerëzve. Edhe pse kemi 32 propozime nuk marrin të diskutojnë asnjë. Kemi kërkuar ngritjen me të drejtë kushtetuese për 8 komisione hetimore. Komisioni sipas kushtetutës kur kërkohet ngrihet në mënyrë direkte.

Mazhoranca nuk do të zbatojë kushtetutën dhe ligjin dhe prandaj opozita është e detyruar që të bllokojë funksionin normal të kuvendit. Ditën e parë që do të trajtohen këto çështje të opozitës, jeta parlamentare do të vazhdojë normalisht dhe do të bëjmë politikë. Ata na kanë hequr fjalën  e lirë në seancë dhe në komisionet parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat