KPA ndryshon vendimin e KPK për prokurorin e Tiranës

Shqipëria

KPA ndryshon vendimin e KPK për prokurorin e Tiranës

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 23:28
Julian Xhengo

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 44, shkronja “b” dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 560, datë 14.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo.

Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat