Punëtori ra nga skela gjatë punimeve dhe humbi jetën, arrestohet drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit

Shqipëria

Punëtori ra nga skela gjatë punimeve dhe humbi jetën, arrestohet drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 14:32
Policia

Është vënë në pranga drejtuesi teknik i një kompanie ndërtimi e cila po kryente punime në një objekt në Dhërmi, aty ku një ditë më parë humbi jetën një 44-vjeçar.

Ky i fundit raportohet se ra nga skela gjatë punimeve, dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 44-vjeçar që ra nga lartësia e një objekti në ndërtim, gjatë punës, dhe për pasojë humbi jetën gjatë rrugës për në spital, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin T. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit që kryente punimet në këtë objekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat