Moti i keq/ Shkëputet një pjesë e fasadës së pallatit në Korçë, dëmtohet 35-vjeçari

Shqipëria

Moti i keq/ Shkëputet një pjesë e fasadës së pallatit në Korçë, dëmtohet 35-vjeçari

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 21:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person mbeti i dëmtuar në Korçë si pasojë e shkëputjes së një suvaje, nga fasada e pallatit.

Pjesa e suvasë së shkëputur ka rënë mbi tendën e një lokali. Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, përkatësisht në pedonalen e qytetit.

35-vjeçari me iniciale L. T., është dërguar në spitalin e Korçës, pas dëmtimit që mori në shpatull.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat