“Shpërthimi ndodhi kur një autobot po furnizonte karburantin me benzinë”- Policia jep detaje: Ja kush janë dy të lënduarit dhe si është gjendja e tyre

Shqipëria

“Shpërthimi ndodhi kur një autobot po furnizonte karburantin me benzinë”- Policia jep detaje: Ja kush janë dy të lënduarit dhe si është gjendja e tyre

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i ndodhur mesditën e sotme në karburantin “Veliaj Petrol” në rrugën Bardhul në Tiranë.

Sipas unifromave blu, shpërthimi ndodhi gjatë kohës që karburanti ka qenë duke u funizuar me benzinë, nga një autobot.

Si pasojë janë dëmtuar menaxheri me iniciale M. Ç., dhe shoferi i autobotit me iniciale M. K., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shpërthimi në karburant ndodhi rreth orës 13:30 të mesditës së sotme (4 nëntor).

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat