Në kërkim nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Berat 48-vjeçari

Shqipëria

Në kërkim nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Berat 48-vjeçari

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një 48-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e Italisë për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion është arrestuar nga policia e Beratit me qëllim ekstradimi.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të Italisë.

Në bazë të këtyre informacioneve, si dhe në vijim të bashkëpunimit intensiv për shkëmbimin e tyre, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Skrapar.

48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat