I shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, mbërrin në Gjykatën e Fierit Elmir Tufa

Shqipëria

I shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, mbërrin në Gjykatën e Fierit Elmir Tufa

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 10:12
Elmir Tufa

Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastrati në muajin shkurt të 2021.

Elmir Tufa ka qenë në kërkim prej më shumë se dy vitesh për vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati.

Gjykata e Fierit kishte caktuar atij masën “arrest me burg”, ndërsa në pranga për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është edhe Albert Zaja, i cili u kap nga forcat Renea në Fushë-Krujë në prill të vitit 2021.

Ndërkohë, në kërkim për ngjarjen janë Elson Xhecuka e Roland Cara, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në hyrje te qytetit brenda makinës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat