Megaoperacioni “Tempulli”/ Arrestohen 8 persona, shisnin kokainë e kanabis në afërsi të lokaleve të natës në Tiranë

Shqipëria

Megaoperacioni “Tempulli”/ Arrestohen 8 persona, shisnin kokainë e kanabis në afërsi të lokaleve të natës në Tiranë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën rreth 160 doza me lëndë narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të lokaleve të natës të ndryshme në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tyre u krye nga Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me ato Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat