Ndotën përroin në Kuçovë me mbetje hidrokarbure, nën hetim dy punonjës të një ndërmarrje për prodhim nafte

Shqipëria

Ndotën përroin në Kuçovë me mbetje hidrokarbure, nën hetim dy punonjës të një ndërmarrje për prodhim nafte

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy punonjës të një kompanie për prodhim nafte janë vënë nën hetim, pasi dyshohet se kanë shkarkuar mbetje të hidrokarbureve në ujërat e një përroi në qytetin e Kuçovës.

Nga hetimet rezulton se nga aktiviteti në fushën e hidrokarbureve, i ndërmarrjes ku punonin këta shtetas, janë ndotur ujërat përroit, duke qenë se janë shkarkuar aty, në kundërshtim me ligjin, mbetje të këtyre lëndëve.

Përkatësisht nën hetim janë vënë G. M., 51 vjeç, dhe T. L., 56 vjeç, përkatësisht me detyra kryeinxhinier dhe shefi i sigurimit teknik, në një ndërmarrje për prodhimin e naftës, në Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat