Policia ndalon protestuesit pro palestinezë të vazhdojnë marshimin në Bulevard

Shqipëria

Policia ndalon protestuesit pro palestinezë të vazhdojnë marshimin në Bulevard

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:29
Protesta

Në Tiranë po zhvillohet që nga mesdita një tubim kundër luftës së Izraelit në Gaza dhe në mbështetje të Palestinës.

Pjesëmarrësit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” me pankarta kundër luftës dhe vrasjes së njerëve të pafajshëm në Gaza. Ata tentuan të marshonin përmes bulevardit drejt sheshit “Nënë Tereza” po nuk u lejuan nga policia.

“Të ndalet dhuna për fëmijët një herë, është një dramë që po e përjetojmë jo vetëm ne por gjithë bota”, tha një protestuese.

 

“Ajo që po ndodh atje është gjenocid, është shfarosje, nuk mund të rrimë pa reaguar”, u shpreh një tjetër.

Ky është marshimi i dytë pro Palestinës që zhvillohet në Tiranë,  ndërkohë që tubime të tilla janë mbajtur në shumë kryeqytete të tjera të botës, nga Evropa në SHBA.

Teksa mbushen 30 ditë nga nisja e konfliktit të përgjakshëm mes Hamasit dhe Izraelit, mijëra civlë janë vrarë në Gaza nga të cilët një pjesë shumë e madhe janë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat