Stuhia e fortë godet Kukësin, disa fshatra pa energji elektrike

Shqipëria

Stuhia e fortë godet Kukësin, disa fshatra pa energji elektrike

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Një stuhi me reshje shiu dhe erë të fortë ka përfshirë qytetin e Kukësit këtë të dielë.

Raportohet se si pasojë e erës së fortë shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, konkretisht, njësitë administrative Shtiqën, Tërthore, Kolsg, Surroj, Arrën, Malzi e disa lagje të qytetit janë në errësirë.

Gjithashtu mësohet se gjatë 24 orëve të fundit është dëmtuar edhe linja 110 KV.

Duke u këputur linja e tensionit të lartë Fierzë-Qaf Mali-Kukës, në afërsi të fshatit Kodër Lumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat