Berisha duhej këtë të hënë në SPAK, gazetari zbulon detajet

Shqipëria

Berisha duhej këtë të hënë në SPAK, gazetari zbulon detajet

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 10:34
Sali Berisha

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të hënë në orën 10:00 në SPAK.

Në rast se ky vendim i marrë më 26 tetor nuk zbatohet, mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.

“Në rast se prokuroria do të kërkojë një rëndim të masës së tij të sigurisë, pra nga detyrim paraqitje në një masë tjetër më të rëndë, siç mund të jetë ajo e arrestit në shtëpi, për shkak të imunitetit, prokuroria duhet t’i drejtohet Kuvendit për të marrë autorizimin.

Gjatë këtyre ditëve që kanë kaluar, avokatët e zotit Berisha kanë bërë dhe ankim në Gjykatën e Posaçme dhe të Apelit atje ku kanë kërkuar që të revokohet kjo masë sigurie e ndërmarrë ndaj tij, me argumentin se është e pabazuar në prova dhe fakte,” – sqaroi gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat