Noka: Kuvendi është kthyer në burg, kjo është diktaturë staliniste

Shqipëria

Noka: Kuvendi është kthyer në burg, kjo është diktaturë staliniste

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Deputeti Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka është shpehur se Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në burg.

Në një deklaratë për mediat tha se mazhoranca nuk i njeh deputetët duke shtuar se opozita po nëpërkëmbet.

Më tej tha se vetëm gjyqi politik akoma nuk u është bërë.

“E drejta e deputetit për të ushtruar ligjin dhe Kushtetutën është në Kuvend. Jemi këtu si përfaqësues të vullnetit të zgjedhësve. Nuk na njohin si deputetët, nuk na njihin për përfaqësues të popullit. Monizmi nuk njeh limite. Nuk mundet më që opozita  të nëpërkëmbet. Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në burg. Kjo është diktaturë staliniste. Vetëm gjyqi politik akoma nuk është bër”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat