Sistemi i ri i pagave në OSHEE, Balluku: Do të konsiderohet vjetërsia në punë

Shqipëria

Sistemi i ri i pagave në OSHEE, Balluku: Do të konsiderohet vjetërsia në punë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:43
Zv. kryeministrja, Belinda Balluku

Zv. kryeministrja, Belinda Balluku prezantoi sistemin e ri të pagave në OSHEE duke thënë se do të merret në konsideratë vjetërsia në punë dhe do të përdoret ajo skemë që aplikohet në administratën publike.

0,6% është llogaritja e vjetërsisë së punës për 10 vitet e para

0,8% nga viti i 10 deri në vitin e 20

1% për 10 vitet e treta në punë

Ajo bëri me dije se ka pasur mbi 270 aplikime për punë për 309 pozicione të hapura. Më 19 tetor Balluku bëri me dije se kishte vende vakante për elektricistët e rinj.

“Ne kemi lancuar në fillim një paketë e cila kërkon që ju si ndërmarrje të rekrutoni rreth 309 elektricistë të rinj, por që kemi vënë një kriter që ndoshta ishte pak i pakuptushëm në fillim kur ne e lancuam, ‘jo më shumë se 25 vjeç në moshë’, djem dhe vajza. E kemi vënë këtë kriter sepse kjo ndërmarrje që ka rreth 7 mijë punonjës ka burra dhe gra që sigurisht punojnë prej vitesh, të cilët diku duhet ta lënë stafetën dhe ka ardhur koha që radhët tuaja të kenë gjak të ri, djem dhe vajza të reja që do të kenë dëshirë t’ju bashkohen dhe të marrin dhe profesionin tuaj. Kemi dhe disa ditë nga mbyllja e garës,” – u shpreh Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat