Vitin tjetër nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH: Shtohen dy korsi, një e dedikuar për emergjencat

Shqipëria

Vitin tjetër nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH: Shtohen dy korsi, një e dedikuar për emergjencat

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga dy korsi në të dyja krahët e saj në vitin 2024.

Sipas projektit të siguruar nga Tv Klan, një korsi në secilin sens do të jetë e dedikuar për emergjencat dhe tjetra për makinat e tjera.

“Zgjerimi i autostradës sipas ARRSH pritet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2024. Projekti do të shtrihet si fillim nga kthesa e Kamzës për të vijuar në nyjen e Kasharit”, raportoi gazetarja Dorina Halili.

Punimet në këtë pjesë të rrugës prej 5.8 km do të zgjasin 2 vite.

Ilir Belba, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, ARRSH: Është parashikuar në buxhetin e ARSH një shumë prej 2 mld lekësh. Gjerësia e autostradës është 18,6 metra, me zgjerimin do bëhet me 35,1 metër gjerësi.

Zgjerimi i rrugës në lotin e parë nuk do të prekë asnjë ndërtesë dhe as rrugët dytësore.

Ilir Belba: Tek loti i parë, zgjerimi do bëhet përgjatë rrugës ekzistuese e cila nuk prek ndonjë objekt… Zgjerimi do bëhet te kanali ekzistues.

Zgjerimi për pjesën tjetër të autostradës nga kthesa e Rinasit në Durrës dhe anasjelltas parashikohet të ndodhë pas vitit 2025.

Ilir Belba: Pas përfundimit të lotit të parë në varësi të projekbuxhetit do nisin lotet e tjera.

Bashkë me shtimin e korsive nga kthesa e Kamzës te kthesa e Kasharit, do të bëhet edhe riasfaltim i rrugës ekzistuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat