“Deputetët e vet i quan tarzanë”, Gjikondi: Berisha në mënyrë indirekte tallet me situatën e krijuar

Shqipëria

“Deputetët e vet i quan tarzanë”, Gjikondi: Berisha në mënyrë indirekte tallet me situatën e krijuar

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 18:49
Brizida Gjikondi

Kapërcimi nëpër dyer dhe dritare i deputetëve të grupimit të Berishës tek Kryesia e Kuvendit vjen si pasojë e arrestimit të dhëndrit të Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”

Kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Special Report” në ABC News. Sipas Gjikondit, veprimet e deputetëve që mbështesin Berishën janë skena të neveritshme, që nuk bëhen për interesin e shqiptarëve, por për interesa personale.

Ajo theksoi se opozita duhet t’i drejtohet organeve kushtetuese për kërkesat e veta dhe jo në këtë formë, përmes ngjitjes nëpër kangjella, dritare dhe dyer të Kryesisë së Kuvendit.

“Ka plasur një situatë e papritur nga grupi i deputetëve që mbështesin Berishën, që në momentin që po procedohet dhëndri i tij.  Nuk do shumë mend, edhe një fëmijë e kupton lidhjen shkak-pasojë. Kemi një degradim të politikës, e cila kurrsesi nuk është për hallet e shqiptarëve. Ajo nuk ka asnjë frymë nga poshtë lart, që të pasqyrojë këtë pakënaqësi të shqiptareve, por papritur shikojmë një kakofoni dhe një skenë të neveritshme të hipjes nëpër kangjella. Flamur Noka hipën në kangjella, del nga dera dhe pastaj hipën nga dritarja.  Shikojmë gjëra që janë pa sens dhe shumë të shëmtuara, Nuk mund të prekësh nervin e shqiptarëve për interesat e  tua personale. Në raste se këta japin këtë lloj shembulli, farë duhet të bëjnë pjesa tjetër e shqiptarëve, ata që i kanë votuar këtë? Në rast se këta kanë pretendime se nuk po u ngrohen institucionet hetimore jo po Gaz Bardhi nuk po zgjidhet kryetar i grupit parlamentar, është Gjykata Kushtetuese, institucioni kushtetuese që sanksionon dhe vërteton drejtësinë e  këtyre vendimeve që merren nga Byroja parlamentare. Nuk zgjidhen këto në këtë mënyrë, që edhe Berisha në mënyrë pezhorative i quan tarzanë deputetët e  vet. Erdhe ai faktikisht tallet në mënyrë  indirekt me gjithë situatën që ka precipituar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat