Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD kërkesë urgjente për interpelancë me Ramën

Shqipëria

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD kërkesë urgjente për interpelancë me Ramën

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 18:53
Partia Demokratike

Partia Demokratike ka kërkuar në mënyrë urgjente një interpelancë me kryeministrin Rama.

Kjo për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e firmosur sot me homologen italiane, Georgia Meloni, për të kthyer Shqipërinë vend pritës për emigrantët.

Kërkesa për të thirrur kryeministrin në seancë plenare për të dhënë sqarime, është depozituar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.

Në këtë kërkesë, PD kërkon që qeveria shqiptare të japë sqarime lidhur me këtë marrëveshje pasi sipas tyre “nuk ka asnjë transparencë nga pala shqiptare, ndërsa pala italiane i ka bërë jehonë këtij pakti me qeverinë tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat