Kapacitetet e policisë/ Balla me delegacionin e nivelit të lartë saudit

Shqipëria

Kapacitetet e policisë/ Balla me delegacionin e nivelit të lartë saudit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:26
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim, një delegacion të nivelit të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, me të cilin u biseduan çështje të bashkëpunimit në fusha që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmin e dhunshëm, përfshirë krimet kibernetike.

Balla trajtoi edhe çështje të bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve si dhe për mundësitë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve tona të Policisë së Shtetit.

Ai bëri me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se koordinimi midis dy vendeve ka sjellë një bashkëpunim më të ngushtë midis agjencive tona ligjzbatuese, e dëshmuar edhe me vizitën e delegacionit të sigurisë nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

“Diskutuam mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit, përfshi krimet kibernetike, terrorizmin apo dhe ekstremizmin e dhunshëm në funksion të rritjes së sigurisë në vendet dhe rajonet tona.

Mbështetja e Arabisë Saudite në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit me ekspertizën dhe teknologjinë përkatëse, ishte në fokus të takimit me përfaqësuesit në fushën e sigurisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite”, nënvizon Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat