Gazetari jep detaje nga marrëveshja me Italinë: Cilët emigrantë do vijnë në Shqipëri

Shqipëria

Gazetari jep detaje nga marrëveshja me Italinë: Cilët emigrantë do vijnë në Shqipëri

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 13:08
Gazetari i Corriere della Sera, Leonard Berber

Gazetari i Corriere della Sera, Leonard Berberi tha në një intervistë për Euronews Albania se duhet sqaruar se cilët emigrantë do të vijnë në Shqipëri, ata që shpëtohen në det nga ushtria italiane apo edhe ata që shpëtohen nga anijet e organizatave joqeveritare.

Sipas tij duhet verifikuar nëse deklarata e kryeministrit Rama se në një strukturë në Shëngjin do të strehohen vetëm 3 mijë persona.

“Si gazetar, do shkojmë të vëzhgojmë nëse janë me të vërtetë 3 mijë persona apo janë më shumë. Statistika të qarta nga shpëtimi në det nuk ka, edhe sepse pjesa e refugjatëve që rrinë në Itali në mënyrë ilegale dhe nuk perceptohen, pra është një numër që nuk mund të dihet. Ne dimë që të paktën nga 1 janari deri pardje kanë arritur deri në 150 mijë refugjatë.

Nga kjo, pjesa më e madhe, 95-96% janë marrë në bregdet dhe një pjesë që mungon janë shpëtuar nga organizata joqeveritare me anijet e tyre në Mesdhe. Ky është një tjetër aspekt që duhet qartësuar, pra do të dërgohen në Shqipëri edhe refugjatët që shpëtohen nga anijet e OJQ-ve apo vetëm ato që shpëtohen nga anijet e Guarda Di Finanzia, pra të ushtrisë italiane. Ky është një tjetër aspekt që duhet të analizohet,” – u shpreh Berberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat