Zjarri masiv në ish-Kombinatin Metalurgjik, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ndotje të ambientit

Shqipëria

Zjarri masiv në ish-Kombinatin Metalurgjik, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ndotje të ambientit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:05
Elbasan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan ka filluar hetimet duke regjistruar procedimin për veprën penale të ndotjes së ajrit, ujërave dhe tokës pas hetimeve për zjarrin që përfshiu dje një masiv me skrap të ndodhur në ambientet e brendshme të ish-Kombinatit Metalurgjik.

Në ambientet e ish-kombinatit, i cili administrohet aktualisht nga shoqëria “Kurum” ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha që ka shkaktuar ndotje të madhe në mjedisin e zonave përreth dhe më gjerë në Bashkinë Elbasan.

Raportohet se për hetimin e këtij procedimi penal është ngarkuar një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe tre oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Ata në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit kanë kryer veprimet e para hetimore në kuadër të procedimit penal të sipërcituar, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat