Marrëveshja me Italinë për refugjatët/ Kryebashkiaku i Lezhës u përgjigjet kritikëve, “ironizon” Partinë Demokratike

Shqipëria

Marrëveshja me Italinë për refugjatët/ Kryebashkiaku i Lezhës u përgjigjet kritikëve, “ironizon” Partinë Demokratike

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 20:06
Pjerin Ndreu

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë, për pranimin e refugjatëve që shkojnë në vendin fqinj.

Ai thotë se Lezhë, ashtu siç priti afganët do të presë edhe shtetasit e tjera nga Afrika, sipas marrëveshjes së kornizuara me Italinë.

Më tej, i pari i Lezhës, nuk kurseu ironitë për opozitës, të cilës i kujtoi veprimet e fundit të saj para kryesisë së Kuvendit duke hipur nëpër kangjella.

“Po lexoj qe raca e bardhe ariane e shtate PD-ve pa vule, po ama akoma me nam e me nishan, ka hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojne kalane e Lezhes dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqiperi!Dua t’iu them qe e para mos i qaje kush hallin Lezhes sepse priti 4000 afgane dhe nuk u prek nje fije bari, perkundrazi kush punoi per trajtimin e mire te tyre beri leke nga puna. E dyta mos u merrni me ngjyren e lekures se te tjereve po shikoni me mire ziftin e zullumeve qe ju kane bere te pavotushem. E fundit, ne nje pike keni te drejte: Edhe ata qe do vijne ne Lezhe nga Afrika permes Italise kane me shume shanse ta marrin pushtetin ne Shqiperi se sa ju! Ketu as une s’kam argument kunder, keshtu qe kujdes mos grisni edhe pantallonat kur kacavirreni neper penxheret e Kuvendit sic griset ne shtate copa flamurin e PD-se!  Me dashuri nga Lezha mikpritese”, shkruan Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat