U përplas nga fuoristrada, humb jetën në spital i moshuari në Lushnjë

Shqipëria

U përplas nga fuoristrada, humb jetën në spital i moshuari në Lushnjë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Këmbësori që u përplas nga një fuoristradë në Lushnjë, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti, që rezultoi fatal për 87-vjeçarin, ndodhi në kryqëzimin e Savrës.

Avdyl Çullhaj po kalonte rrugën, ndërsa mbante në shpinë në ngarkesë me dru zjarri, kur u godit nga mjeti.

Drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar, është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat