Moti i keq, tjetër aksident në vend, përplasen dy automjete në Fier-Levan

Shqipëria

Moti i keq, tjetër aksident në vend, përplasen dy automjete në Fier-Levan

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:28
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan. Mësohet se dy automjete, një tip “Toyota” dhe një tip “Opel” me targa Kosove janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga informacioni paraprak i policisë raportohet për dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar radhe të gjata automjetesh pasi aksi njihet për ngarkesën në qarkullim.

Një prej shkaqeve dyshohet lagështira në rrugë si edhe fushëpamja e kufizuar për shkak te shiut.

Policia ne vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat