Mashtronin njerëzit që të investonin paratë në tregje fiktive, bllokohen dy call center në Tiranë, 8 të arrestuar

Shqipëria

Mashtronin njerëzit që të investonin paratë në tregje fiktive, bllokohen dy call center në Tiranë, 8 të arrestuar

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Dy call center që mashtronin qytetarët nga disa kontinente janë bllokuar në Tiranë pas një hetimi gjashtë mujor.

Si rezultat i operacionit “World Clock”, u arrestuan tetë persona, bashkëpronarë dhe punëtorë, të identifikuar si Eni Sula, Emiljano Paja, Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve call center, të paregjistruara në kryeqytet, mashtronin shtetas nga disa kontinente, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneronin nga kjo veprimtari kriminale, këta shtetas i pastronin nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 75 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

Policia thotë se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat