Moti i keq, ministri Balla: Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat në terren, evitoni lëvizjet e panevojshme

Shqipëria

Moti i keq, ministri Balla: Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat në terren, evitoni lëvizjet e panevojshme

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me situatën pas nisjes së reshjeve të shiut.

Ai bën me dije se pas përkeqësimit të motit, Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat shtetërore janë terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat